Foto: KALLXO.com

Raportime në Polici për falsifikim të parave në Prishtinë dhe Drenas

Dy raste të falsifikimit të monedhave janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda 24 orësh.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Drenas.

Sipas raportit policor, në rastin në Prishtinë, një person ka njoftuar se ka pranuar ka ana e një klienti një kartëmonedhë në shumën prej 100 eurove, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar.

Ndërsa rasti i dytë në Drenas, dyshohet se një person ka hasur në një kartëmonedhë në shumën prej 50 eurove e cila dyshohet që jetë e falsifikuar. Sipas Policisë në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit.

Të dy rastet po hetohen nga ana e njësiteve përkatëse.