Raporti vjetor i BIRN-it për të drejtat digjitale, me çfarë po përballen shtetet e rajonit?
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka prezantuar në Tiranë “Raportin Vjetor për shkeljet e të drejtave digjitale 2023-2024.”
Ena Bavqiq, drejtuese e hulumtimit për të drejtave digjitale tha gjatë prezentimit të raportit, se kërcënimet dhe efektet kryesore nga inteligjenca artificiale (AI) janë: krimi kibernetik dhe dhuna kibernetike e përforcuar nga AI; përdorimi i robotëve për të synuar kundërshtarët politikë apo edhe qytetarët e organizatat e shoqërisë civile si dhe përhapja e gjuhës së urrejtjes.
Gjatë kësaj konference e cila po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë pati panele të ndryshme të cilat diskutuan për problemet dhe sifdat e të drejtave digjitale në vendet e rajonit.
Në panelin me titull “Si Intelegjenca Artificiale po e formon imazhin digjital”, Andreja Mihaloviq nga Mali i Zi, tha se intelegjenca artificiale është një revolucion digjital.
“Intelegjenca Artificiale është si një adoleshent, i cili mendon se i dinë të gjitha dhe është i pakontrolluar. AI është një revolucion digjital. Ne duhet të gjejmë mekanizma dhe shembuj për ta bërë një ligj që i rregullon këto. Në lidhje me këtë, Mali i Zi është i vetmi vend në rajon që e ka miratuar Ligjin për viktimat e abuzimit seksual të bazuar në imazhe”- tha ajo.
Tanja Maksiq, koordinatore e projektit në Rrjetin Ballkanik tpër Gazetari Hulumtuese (BIRN) në Serbi tregoi për trendin e gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale.
“Minorenët po e përdorin intelegjencën artificiale për të krijuar ndër të tjera edhe kontent seksual. Unë jam shumë e shqetësuar nga ky trend i ri që po vie si pasojë e ndryshimeve në rrjetet sociale, siç është shtyrja në narrativa të ndryshme e të rrezikshme”- tha ajo.
Kurse, Goce Trpkovski, pjesë e BIRN-it në Maqedoninë e Veriut tregoi se si përmes intelegjencës artificiale po shpërndahen lajme të rreme.
“Kemi pasë një rast me një mjek fiktiv me një artikull të rremë në Maqedoninë e Veriut që ishte duke reklamuar një kurë për këmbën. Ne kemi gjetur se ai mjek ka 30 emra të ndryshëm në 30 shtete të ndryshme, ai është me të njëjtën storje, me të njëjtën kurë. Në këtë reklamë ai është kinse bashkë me gruan e tij, dhe përmes asaj kure i shërohet këmba. Ne kemi gjetur se teksti ishte i gjeneruar nga intelegjenca artificiale. Fotografitë e mjekut dhe gruas së tij nuk mundeshin të gjendeshin askund edhe ata ishin të bërë nga Intelegjenca Artificiale”- tha Trpkovcki.
Në panelin me titull “Narrativa online toksike: Zgjerimi i dhunës kundër grave në hapësirën kibernetike”, Xheni Karaj, drejtoreshë ekzekutive e “Aleanca LGBT” tregoi për përvojën e saj me lajmet e rreme.
“Kur unë isha në një shou televiziv për të folur për një lëvizje që ishte në Mbretërinë e Bashkuar, ky televizion ku isha e ftuar shkruajti se se unë kam kërkuar të largojë nga përdorimi termet ‘nënë dhe baba’. Unë nuk e kisha thënë këtë, unë këta terma gjatë emisionit i kam përdorur për një diçka tjetër, por këtë deziformatë në një kohë shumë të shpejt, të gjitha mediat e morën dhe e ripublikuan. Unë se dija, por që e pash që po merrja kërcënime me vdekje dhe nuk e kisha idenë përse. Është shumë e vështirë me e kontrollu kampanjën e deziformatës kur ia nis dhe pse unë u mundova që të bëjë disa statuse për të sqaruar atë se çfarë kisha thënë. Edhe sot njerëzit e mendojnë se unë e kam kërkuar një gjë të tilllë. Këtë e bëjnë për ‘clickbait’ e sidomos temat për LGBT, janë tema ekzotike për rrjetet sociale. Ka qenë shumë e vështirë për mua ta gjej veten në rrethana të tilla kur i gjithë populli të sheh si armik dhe krejt kjo për shkak të një deziformate”- tha ajo.
“Nuk ka më kufinj me atë se çka po ndodh. Në Shqipëri nuk ka asnjë institucion që mban mediat përgjegjëse. Ne jemi pro lirisë së mediave, nuk po them që t’i kontrollojë dikush, vetëm të sqarohemi”- vazhdoi ajo.
Në anën tjetër, Xhorxhina Bami, korrespodente e Ballkan Insight në Kosovë tregoi se si kishte analizuar përmbajtjet e shpërndara në rrjetin social “Tik Tok” dhe çfarë kishte gjetur.
“Përmes një artikulli që unë kam bërë kam arritur të identifikoj 400 video-materiale të cilat janë ‘slutshaming’. 75% e këtyre video-materialeve ishin të vajzave të mitura, njerëzve të rëndomtë e të cilat shumë prej tyre ishin shpërndarë edhe në rrjetin Telegram. Përmes bashkëpunimit me kolegun Altin Hazizaj nga Shqipëria kemi arritur që të largojmë një pjesë të këtyre videove nga rrjeti social ‘Tik Tok’”- tha Bami.
Bami përmendi edhe rastin e grupit “Alb Kings” në platformën Telegram në Kosovë dhe arrestimin e shtatë personave pas shpërndarjes së numrit telefonik të njërës gazetare të BIRN-it në Kosovë.
Ndërkaq, Nensi Bogdani nga BIRN në Shqipëri përmendi tri gra të cilat kanë kryer vetvrasje në Shqipëri, e të cilat ishin përballur me bullizëm në rrjete sociale.
“Njëra nga viktimat që ishte 41-vjeçare e kishte raportuar rastin në Polici, por ky organ nuk ishte marrë ndonjë masë. Shumica e rasteve, të bullizimit dhe ‘slutshaming’ mbesin të raportuara për shkak të mangësive në ligj apo edhe mendimit patriarkal”- tha Bogdani.
Gjatë konferencës në BIRN-it u zhvilluan edhe dy panele të tjera: “Nga ligjvënës në ‘BigTech'” – si po sillen shtetet ballkanike me të drejtat digjitale” dhe “Mediat sociale, një shesh lojërash të reja, të vjetra për ‘brezat e tradhëtuar’”.