Foto: Ilustrim

Raporti: Ndërtesat e Hidrocentraleve të Brodit dhe Restelicës, asnjëra nuk ka leje mjedisore

Gati të gjitha Hidrocentralet (HC) në Kosovë kanë ndërtesat në pronë ujore, që është në kundërshtim me ligjin për ujërat e Kosovës, i cili përcakton se distanca nga lumi duhet të jetë së paku prej 30 metrash.

E njëjtë qëndron situata edhe me ndërtesat e Hidorcentraleve të Brodit dhe Restelicës, “Restelica 1 dhe 2”, “Restelica 3”, “Brodi 1”, “Brodi 2”, dhe “Bordi 3”.

Kështu thuhet në raportin e Grupit Punues të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ku u shqyrtuan procedurat administrative të zbatuara për hidrocentrale dhe ndikimin e tyre në ujëra dhe mjedis.

Raporti thekson se, për këto hidrocentrale janë lëshuar leje ujore pa u plotësuar kushtet e përcaktuara.

Lëshimi i lejeve ujore pa u plotësuar kushtet e përcaktuara me Udhëzimin Administrativ në fuqi për leje ujore i vitit 2005 sa i përket përmbajtjes së aplikacionit mbi bazën e të cilit lëshohet leja ujore (neni 22 i UA) përbën shkelje ligjore.

Në raport tutje theksohet se, në leje ujore nuk ka të dhëna për veprat ujëmarrëse, lokacionin e tyre, tubacionet, prurjet ekologjike për secilën prej profileve ujëmarrëse, etj.

Në asnjërën prej profileve të veprave ujëmarrëse nuk ka matje të prurjes së ujit, siç kërkohet me kushte ujore dhe me leje ujore.

Gjithashtu në raport potencohet se, dhënia në shfrytëzim e pronës ujore në ngastrën nr. 6922-0 nga ana e komunës së është në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës (neni 109, paragrafi 3).

Po ashtu, për asnjërin prej katër HC-eve nuk janë lëshuar lejet mjedisore.

Lëshimi i vetëm një pëlqimi mjedisor për 3 HC-et: “Brodi 1”, “Brodi 2”, dhe “Brodi 3” është në kundërshtim me nenin 7 të Ligjit të VNM-së.

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka thënë në një intervistë në KallxoPernime se raporti i hartuar lidhur me operimin e hidrocentraleve në vend sugjeron që atyre që nuk posedojnë leje mjedisore t’u ndërpritet leja e punës.

MIAPH ka krijuar një komision i cili ka hartuar raportin dhe rekomandimet lidhur me hidrocentralet.

“Raporti për hidrocentralet është pranuar dhe janë edhe rekomandimet për tipin e hidrocentraleve dhe japin rekomandim që hidrocentralet të cilat nuk posedojnë leje mjedisore t’u ndërpritet puna”, ka thënë ai.

Pas këtij raporti që e ka pikëvështrim mjedisin kemi marrë opinion ligjor lidhur me pasojat ligjore.

Ai ka thënë se ato që nuk kanë leje mjedisore do të ndërpriten.

Aliu ka thënë se njëri prej rekomandimeve të raportit është që të ndalohen ato hidrocentrale që e shfrytëzojnë ujin nëpër gypa.

Nga rreth 20 hidrocentrale që veprojnë në vend, ka thënë ai, 16/17 prej tyre do të ndalin punën deri sa të pajisen me leje mjedisore.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.