Foto: KALLXO.com

Raporti mujor për cilësinë e ajrit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar sot raporton mujor për muajin mars, për cilësinë e ajrit në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Rrjeti Nacional i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil, ndërsa shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë, dhe ligjeve vendore.

Duke respektuar këto kritere stacionet janë shpërndarë në nëntë komuna, Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Brezovicë, Hani i Elezit dhe Gjilan.

Për më shumë informata rreth cilësisë së ajrit shikoni raportin e mëposhtëm: