Drejtësia në Kosovë

Raporti i progresit thotë se organet e drejtësisë i kanë zbatuar pjesërisht rekomandimet e vitit 2021

Rekomandimet që u dhanë për organet e drejtësisë së Kosovës vitin e kaluar në raportin e progresit nuk u zbatuan plotësisht.

Kështu është thënë në raportin që u publikua nga Komisioni Evropian për vitin 2022 për vendin e Kosovës.

Ata kanë vlerësuar se rekomandimet e vitit 2021 për organet e drejtësisë u zbatuan pjesërisht. Prandaj, për këtë vit në raport janë dhënë rekomandime të tjera, të cilat pritet të zbatohen nga organet e rendit.

Raporti i Progresit ka vlerësuar që Policia e Kosovës të zbatojë në mënyrë efektive qasjet e policisë në komunitet dhe të udhëhequr nga inteligjenca.

Për këtë është thënë se duhet krijuar struktura të inteligjencës duhet vazhduar trajnimi i analistëve në Drejtorinë për Analizën e Inteligjencës (DIA) të Policisë.

Madje, për DIA-në, raporti ka thënë se duhet emëruar oficerë të përkushtuar të policisë në komunitet për ndërtimin e besimit dhe policimin proaktiv.

Komisioni Evropian në këtë raport ka pasur një rekomandim edhe për Prokurorinë Speciale. Për këtë të fundit u tha se duhet të përforcojë më tej kapacitetin për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e krimit të organizuar të profilit të lartë.

Rekomandim tjetër për specialen e Kosovës është thënë që të ofrojë trajnime për të forcuar bashkëpunimin polici-prokuror, kapacitetin për të kryer hetime financiare, konfiskimin e aseteve dhe mbrojtjen efektive të dëshmitarëve.

Raporti ka thënë se Kosova duhet të zbatojë strategjinë dhe planin e veprimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore 2022-2026.

Për këtë Komisioni Evropian ka thënë se duhet adoptuar një qasje të përqendruar te viktima, të rritet përpjekja për parandalim të rasteve, të përmirësohet identifikimi i hershëm proaktiv i viktimave të trafikimit, e në veçanti të atyre që u përkasin komuniteteve të cenueshme.

KE ka thënë se Kosova po ashtu duhet të punojnë edhe në referimin e viktimave të trafikimit në shërbimet e duhura të asistencës dhe mbështetjes.