Raporti i Progresit: RTK mbetet e ndikuar nga politika

Në Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian thuhet se transmetuesi publik i Kosovës, RTK, është i ndikuar nga politika dhe se duhet të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për financimin e tij.

“Transmetuesi publik mbetet i prekshëm nga ndikimi politik dhe se duhet gjetur një zgjidhje e qëndrueshme për financimin e  tij” thuhet në Raport.

Sipas Raportit, financimi i drejtpërdrejtë i RTK-së nga shteti minon pavarësinë e saj, dobëson qëndrueshmërinë e saj afatgjatë dhe është e  cenuar nga ndikimi politik.

Komisoni sheh të meta te RTK-ja që nga rekrutimi i punonjësve deri te niveli i transmetimit.

“Mangësitë e RTK-së duhet adresuar duke përfshirë rekrutimin jo të bazuar në merita, shpërblimet jotransparente, të pamjaftueshme, qëndrueshmëria e programeve në gjuhët jo-shumicë dhe prania e dobët në internet” thuhet në raport – LINK.