
Komisioni Europian - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com
Raporti i Progresit: Kosova nuk mund të marrë pjesë në programin MEDIA të Europës Kreative
Kosova nuk mund të marrë pjesë në programin MEDIA të programit Europa Kreative. Kështu thuhet në Raportin e Progresit për vitin 2023 të Komisionit Europian për Kosovën, të publikuar më 30.10.2024.
“Kosova nuk mund të marrë pjesë në programin MEDIA të programit Europa Kreative derisa Kosova të harmonizojë Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave me Direktivën e BE-së për Shërbimet Mediale Audiovizuale”- thuhet në kapitullin 26 në pjesën për kulturë të Raporti të Progresit.
Gjithashtu Raporti konstaton se Kosova ende duhet të zhvillojë një strategji kulturore.
Aty përmendet edhe miratimi i ligjit për Artin dhe Kulturën.
“Është miratuar Ligji për artin dhe kulturën, i cili përcakton parimet e përgjithshme të politikave kulturore dhe rregullon kushtet për zbatimin e tyre”- thuhet në Raport.
Sipas këtij raporti, ky ligj rregullon fushën e artit dhe kulturës dhe përcakton rregullat bazë për themelimin, organizimin, financimin, administrimin dhe funksionimin e institucioneve publike të artit dhe kulturës.