Raporti i Progresit: Gratë në Kosovë mbeten të nën-përfaqësuara në vendimmarrje

Në Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian thuhet se gratë në Kosovë mbetën të nën-përfaqësuara në të gjitha nivelet e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes në politikë, parti politike, administrata elektorale dhe asambletë qendrore dhe lokale.

Sipas raportit ka akoma mospërputhje midis kornizës ligjore zgjedhore, e cila mandaton një kuotë gjinore prej 30% për Kuvendin me  dispozitën e përfaqësimit të barabartë të Ligjit për Barazinë Gjinore (50%).

Ndërsa për vendimmarrjen lokale thuhet se gratë mbeten të nënpërfaqësuara dhe se aktualisht nuk ka asnjë grua kryetare e komunës.

Në lidhje me gratë kandidate në zgjedhjet legjislative, në raport thuhet se ato nuk morën mbështetje të barabartë financiare ose logjistike nga subjektet e tyre politike gjatë fushatës dhe se ato  rrallë flisnin në tubime – LINK