Raporti i Progresit e sheh Kosovën si vend të origjinës së trafikimit me qenie njerëzore

Komisioni Evropian në Raportin e Progresit  e ka paraparë Kosovën si vend të origjinës, tranzitit dhe destinacionit të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore.

Sipas raportit Kosova mbetet veçanërisht vend i shfrytëzimit seksual.

Në raport thuhet se në vitin 2019 u identifikuan 23 viktima gra/vajza dhe tre viktima burra/djem.

Prej 23 viktimave të trafikimit  15 ishin nën moshën 18 vjeç.