Raporti i IPK-së rekomandon që hetuesit e Policisë të ndjekin trajnime bazike të hetimit të krimeve

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Menaxhimi i hetimit dhe zbulimit të krimit”.

Sipas njoftimit të dhënë nga ana e IPK-së na kuadër të këtij raporti janë dhënë 13 rekomandime për Policinë e Kosovës.

Tutje është thënë se këto rekomandime kanë të bëjnë me përfshirjen më të madhe të hetuesve në kursin bazik të hetimit të krimit, ngritjen e kapaciteteve të sektorëve hetimor, ushtrimin e një mbikëqyrjeje më efikase në trajtimin e rasteve penale, përmbushjen e detyrimeve ndaj palëve lidhur me të drejtat e tyre, ngritjen e nivelit të mbikëqyrjes lidhur me administrimin e dëshmive, ngritjen e kushteve të sigurisë në dhomat e dëshmive e çështje të tjera.

“Inspektimi është përqendruar në të gjithë sektorët e hetimeve të stacioneve policore të kategorisë ‘A’”, ka thënë IPK.

Sipas tyre inicimi i këtij inspektimit është ndikuar edhe nga nevoja që të vlerësohet përkushtimi dhe serioziteti i njësive hetimore në reduktimin e kriminalitetit, në drejtim të forcimit të sundimit të rendit e ligjit.

Raportin e plotë të IPK-së e gjeni KËTU.