Raporti i Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit: Kosova shënon rritje

Liria e medias është në gjendje të rëndë në një numër rekord vendesh, sipas fotografisë së fundit vjetore, e cila paralajmëron se dezinformimi, propaganda dhe inteligjenca artificiale përbëjnë kërcënime në rritje për gazetarinë.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit zbuloi një rrëshqitje tronditëse, me 31 shtete që mendohet se janë në një “situatë shumë serioze”, renditja më e ulët në raport, nga 21 vetëm dy vjet më parë.

Rritja e agresivitetit nga qeveritë autokratike – dhe disa që konsiderohen demokratike – së bashku me “dezinformimin masiv ose fushatat propagandistike” ka bërë që situata të shkojë nga e keqja në më keq, sipas listës, të publikuar nga grupi i avokimit Reporterët pa Kufi (RSF).

OKB thotë se 85% e njerëzve jetojnë në vende ku liria e medias ka shënuar rënie në pesë vitet e fundit.

Sondazhi e vlerëson gjendjen e mediave në 180 vende dhe territore, duke parë aftësinë e gazetarëve për të publikuar lajme në interes të publikut pa ndërhyrje dhe pa kërcënime për sigurinë e tyre.

Njëkohësisht tregon se përparimet e shpejta teknologjike po i lejojnë qeveritë dhe aktorët politikë ta shtrembërojnë realitetin dhe përmbajtja e rreme është më e lehtë për t’u publikuar se kurrë më parë.

Lindja e Mesme është rajoni më i rrezikshëm në botë për gazetarët. Mirëpo kontinetet amerikane nuk kanë më asnjë vend me ngjyrë të gjelbër, që do të thotë “i mirë”, në hartën e lirisë së shtypit. SHBA kanë rënë për tri vende në vendin e 45-të. Rajoni i Azisë Paqësorit është zvarritur nga regjime armiqësore ndaj gazetarëve, si Myanmari (173) dhe Afganistani (152).

Vendet nordike kanë kryesuar prej kohësh renditjen e RSF-së dhe Norvegjia mbetet në vendin e parë në indeksin e lirisë së shtypit për të shtatën vit radhazi. Mirëpo një vend jo-nordik është renditur i dyti: Irlanda. Holanda u rikthye në top 10, duke u ngjitur me 22 vende, pas vrasjes në vitin 2021 të reporterit të krimit Peter R de Vries. Britania e Madhe renditet në vendin e 26-të.

Sa i përket Ballkanit Përendimor, Serbia ka shënuar rënie prej 12 vendesh nga 79 sa ishte në vitin e kaluar në 91 sa është tani në këtë vit. 

Shqipëria ka shënuar rritje për shtatë vende nga 103 sa ishte në vitin e kaluar në 96 sa është tani në vitin 2023. 

Mali i Zi është ngritur me 24 vende, Bosnja dhe Herzegovina ka shënuar rënie me për tri vende. 

Maqedonia e Veriut është ngritur për 19 vende. 

Kosova krahasuar me vitin e kaluar 2022, ka shënuar ngritje prej pesë. Në vitin 2023 renditet në vendin 56 krahasuar me vitin paraprak, 2022, kur renditej në vendin 61./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala