Raporti i IKS-së, Naks: Lufta kundër diskriminimit nuk është sfidë që përfundon me një projekt 

Organizata joqeveritare “Internews Kosova” ka lansuar raportin “Diskriminimi sitematik në hapësira dhe punësim”, të martën më 15.10.2024. 

Ky raport është hartuar në kuadër të projektit “Luftimi i diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në baza gjinore”, i cili është mbështetur nga Bashkimi Europian.

Lidhur me këtë, në fjalën e saj, përfaqësuesja e Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), Odeta Naks, ka thënë se diskriminimi në vendin e punës  i personave me aftësi të kufizuara dhe grave, është një fenomen që kërkon vëmendjen e gjithë shoqërisë dhe institucioneve publike. 

Naks ka folur edhe rreth një projekti në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Internews Kosova, në kuadër të të cilit, siç tha ajo, janë  trajnuar rreth 60 zyrtarë policorë nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë hetuesinë, trafikun dhe korrektimin.

Përveç kësaj, ajo ka thënë se në kuadër të projektit janë trajnuar edhe mësimdhënës dhe zyrtarë komunalë nga Departamenti i punës sociale. 

Përfaqësuesja e ATRC-së këto trajnime i ka quajtur si thelbësore për luftimin e dukurisë së diskriminimit të grupeve të margjinalizuara në vendet e punës dhe në hapësirat publike. 

“Lufta kundër diksiminimit nuk është një sfidë që përfunon me një projekt, apo me dy projekte. Kjo është një angazhim i vazhdueshëm i shoqërisë”- ka thënë Naks. 

Lidhur me gjetjet e raportit “Diskriminimi sitematik në hapësira dhe punësim”, edhe përfaqësuesi i BE- së në Kosovë, Johannes Madsen, është shprehur se shoqëria civile duhet të vazhdojë të kërkojë llogari nga institucionet për vetëdijësimin e qyetetarëve lidhur me diskriminimin në hapësira dhe punësim.

Raporti “Diskriminimi sitematik në hapësira dhe punësim” është i dyti i këtij lloji që ofron rekomandime konkrete për zbatimin e politikave kundër diskriminimit në institucione. 

Raportin e parë: “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim”, i cili është hartuar nga IKS dhe është publikuar në vitin 2023.

Internews Kosova lanson raportin ‘Diskriminimi sitematik në hapësira dhe punësim’ – VIDEO