Raporti i IKS-së, Gashi: Ka shkelje drastike të standardit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Kryeredaktori i organizatës joqeveritare “Internews Kosova”, Kreshnik Gashi ka thënë se të drejtat e e grupeve të margjinalizuara në shoqëri, repsektohen minimalisht nga insitucionet publike në Kosovë.

Ai e tha këtë gjatë publikimit të raportit të “Internews Kosova” – “Diskriminimi sitematik në hapësira dhe punësim”, më 15.10.2024.

Sipas tij, të dhënat nga terreni që i ka nxjerrur ky hulumtim, tregojnë për probleme serioze në trajtimin e kësaj dukurie. 

“Sot kemi shkelje drastike në nivel bazik të standardit të punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Mostra është në 27 institucione, mostra na tregon se asnjëri prej institucioneve nuk zbaton standardin”- ka thënë Gashi.  

Sipas Gashit, bazuar në këto gjetje të raportit, punësimi i personave më aftësi të kufizuar është në standardin minimal. 

Ndërkaq problem tjetër, sipas tij qëndron se hapësirat e disa prej institucioneve, janë të papërshtatshme për të garantuar se personat me aftësi të kufizuara mund të punojnë në ato hapësira.  

Ndërkaq autori i raportit, Valon Fana, i cili ka prezantuar gjetjet kryesore të hulumtimit gjashtë muajsh, të cilat sipas tij tregojnë se shumica e institucioneve në Kosovë, nuk zbatojnë kriterin ligjor  rreth punëismit të personave me aftësi të kufizuara dhe punësimit të grave. 

Përveç kësaj, në bazë të gjetjeve të raportit hulumtues, Fana tha se del që shumica e pozitave udhëhqëse insitucionale, drejtohen  nga burrat dhe se po ashtu institucione të ndryshme publike në Kosovë, nuk njohin as Konventat ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Njëra prej gjetjeve të tjera në këtë raport është edhe fakti se nuk ka as ankesa për diskriminim brenda institucioneve. 

Gjetjet e tjera të raportit që u prezantuan, kanë shpërfaqur edhe monitorimin e disa prej institucioneve  publike në Kosovë, si QKUK-ja, Komuna e Prizrenit, Suharekës  dhe vende të tjera publike, të cilat gjetje flasin për  diskriminim në numrin e të punësuarve të personave më aftësi të kufizuara dhe diksrminimin në punësim në baza gjinore dhe hapësirat e papërshtatshme për mundësinë  e puësimit prej këtyre personave në objektet e këtyre institucineve. 

Pas prezentimit të raportit, në fund të konferencës është mbajtur edhe një panel diksutimi me përfaqësues nga institucionet qendrore si Avdulah Djesevci, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Niman Hajdari, zëvendës Avokat i Popullit dhe panelistë të tjerë nga institucionet lokale dhe nga Organizatat e Shoqërisë Civile.

 Zëvendës Avokati i Popullit, Niman Hajdari ka folur për  gjetjet e hulumtimeve që kanë bërë në lidhje me diskriminimin e grupeve të margjinalizuara nëpër institucione. 

“Lidhur me qasjen e personave me aftësi të kufizuar dhe punësimin e tyre, ne kemi publikuar një raport me rekomandime dhe kemi vërejtur se rreth tri misitri nuk i kanë përmbushur obligimet për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa gjashtë ministri i kanë përmbushur obligimet pjesërisht”- ka thënë Nimani. 

Ndërkaq, Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë është shrehur se për t’i evituar rastet e diskriminimeve të tilla, duhet që të ketë dënime. 

“Kemi nevojë që të kemi edhe sankisonime, ndëshkime dhe ato të bëhen publike, të bëhen shembuj që me rastin e diskriminimit ka sankisonime dhe ndëshkime, në momentin kur bëhen publike do të jetë më e parandalueshme dhe të luftueshme”- ka thënë Hajredini nga ZKM. 

E zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Avdulah Djeseviç, gjatë diskutimit është shprehur se kjo ministri është e angazhuar në luftimin e dukurisë së diskriminimit në vendet e punës dhe se vazhdimisht u dërgojnë njoftime edhe komunave të vendit që ta respektojnë ligjin sa i përket kësaj dukurie.