Pasaporta

Ranglista e pasaportave më të fuqishme në botë, Kosova kah fundi

Kosova është në vendin e 99-të në botë, për nga fuqia e pasaportës, pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 40 vende.

Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ‘Henley Passport Index‘, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’.

Pas Kosovës, renditen Sudani, Koreja e Veriut, Nepali, Libia etj.

Nga vendet e rajonit, Serbia është në vendin e 39-të, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë pa viza në 133 vende, Mali i Zi i 46-ti me 124 vende, Maqedonia e Veriut në vendin 47-të, qytetarët e së cilës mund të lëvizin pa viza në 123 vende, Bosnje dhe Hercegovina renditet 52-ta me 117 vende, dhe Shqipëria në pozitën e 54-të me 114 vende.

Në vendin e 107-të, dhe të fundit në listë renditet Afganistani.

Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 26 vende.

Pasaportat më të fuqishme në botë, sipas kësaj organizate, janë të Japonisë dhe Singaporit.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë bazuar në të dhënat ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror. /REL