Ramush Haradinaj u 'kundërpërgjigjet' xhandarmërisë serbe, viziton Karaçevën e Kamenicës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me nënkryetarin e komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, kanë vizituar fshatin Karaçevë të Kamenicës.

“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi. Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, ka njoftuar ish-kryeministri Haradinaj.

Dje në këtë fshat kanë hyrë 11 pjestarë të xhandarmërisë serbe me uniforma dhe të armatosur.

Në anën tjetër kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se KFOR-i ka qenë në një aksion të përbashkët me ushtrinë serbe

Në lidhje me këtë rast pati reagime të ndryshme.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një reagim në facebook tha se nëse nuk dëshironi që të hynë xhandarmëria serbe në vend duhet të vendoset kufiri në Ristocë.

VIDEO – Banori nga Karaçeva thotë se xhandarmëria e Serbisë i kaluan nëpër oborrin e lokalit të tij