Ramush Haradinaj thotë se Kosova mori dy nga goditjet më të mëdha me veprimet e fundit të qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një konference për media ka thënë se Kosova gjatë ditës së djeshme ka marr dy goditje të mëdha si shkak i kryeministrit të papërgjegjshëm.

Sipas tij, këto goditje ishin refuzimi i gazsjellësit amerikan dhe nënshkrimi i një marrëvshje për tabela që na kthen 10 vite pas.

“Kosova dje i ka marrë dy goditje të madhe, jo nga jashtë po nga një qeveri dhe një kryeministër kukull dhe i papërgjegjshëm. Është refuzuar projekti për gazsjellësin dhe marrëveshja për targat e ka goditur sovranitetin e shtetit, ai ka vendosur t’i rikthej targat qe i kemi hequr 10 vite më parë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje potencoi se me marrëveshjet e fundit në Bruksel qeveria Kurti e bëri Serbinë hisedare në Kosovë, kurse refuzimi i gazsjellësit është goditje ndaj shtetit dhe partnerit tonë.

“Marrëveshjet e fundit e kanë bërë hisedare Serbinë në Kosovë. Dje ka marrë vendimin më anti shqiptar, ka vendosur ti thotë jo projektit të gazsjellësit. Është goditje ndaj shtetit dhe partnertit. Është hapje e derës për gazin rus. Edhe marrëvëshja për targat,  ai e ka nisur politikën anti Kosovë dhe anti Amerikë, por i them se nuk do ketë sukses”, shtoi tutje Haradinaj.

Tutje Haradinaj  kërkoi të dijë nga Presidentja se përse po hesht për refuzimin e projektit të gazsjellësit, duke shtuar se deklarata e saj p ka qenë në favor të këtij projekti.

Haradinaj shtoi se qëndrimi i mëtejshëm i Kurtit në këtë pozitë është i dëmshëm.

“Pse po hesht presidentja për refuzimin e projektit. Kjo heshje e bënë më të dhimshme dhe më të frikshme. Ajo ka thënë se Kosova ska refuzim, por çka ndodhi tash, kah jeni nisur? Albin Kurti me dy veprimet e fundit e ka shkelur betimin e tij për sovranititetin e vendit i ka plotësuar kushtet për dorëheqje, mbetja e tij edhe për një ditë është e dëshme. Unë e kam kuptuar që është mashtrues dhe i rrezikshëm”, shtoi tutje Haradinaj.