Ramush Haradinaj reagon përsëri: Ujmani është i Kosovës, nuk pranoj marrëveshje trepalëshe

Kryetari i AAK-së dhe partneri i koalicionit qeverisës, Ramush Haradina ka shkruar përsëri në Facebook duke thënë se nuk pranon marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë me Kosovën.

Sipas tij, liqeni i Ujmanit është i Kosovës dhe për të pranojnë bashkëpunim vetëm me ShBA-të.

“Unë nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës. Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave”, ka shkruar Haradinaj.