Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Ramush Haradinaj mirëpret dakordimin e forcave politike për ta votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur dakordimin e partive politike për ta votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Haradinaj ka thënë se izolimi ka qenë i tmerrshëm për bizneset dhe qytetarët në përgjithësi.

“Pas një vonese të gjatë, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi,” ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje shtoi se miratimi i këtij ligji të premten do jetë do jetë ndihmë për ekonominë dhe situatën në të cilën po kalojmë.

“Miratimi i këtij ligji të premten, përpos se është lajm i mirë për vendin, do të jetë një ndihmë për ekonominë, e domosdoshme për kohën në të cilën po kalojmë.
Kosova me të gjitha kapacitetet, por edhe me ndihmën e aleatëve strategjik, duhet të orientohet drejt rimëkëmbjes.
Të bashkuar si popull, por edhe si klasë politike, mund ta tejkalojmë edhe këtë krizë,” është shprehur Haradinaj.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se partia e tij do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ai tha se janë të gatshëm që këtë të premte janë të gatshëm që ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme dhe ta votojnë Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike me amandamentet e propozuara nga PDK-ja.

Dorëzohet PDK, paralajmëron votimin e Ligjit për rimëkëmbje