Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj lut diasporën për investime në Kosovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar fushatën zgjedhore në qytetin e Deçanit. Haradinaj gjatë tubimit me kandidatët për deputet dhe simpatizantët e AAK-së, i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të investojnë në Kosovë, si ndihmë ndaj ekonomisë së vendit.

Ai tutje ka përmendur formimin e Ushtrisë së Kosovës gjatë qeverisjes së AAK-së me vendin.

“Punët e vështira të Kosovës i kanë rëne hise dhe i ka kry si duhet. Na duhet një plan, na duhen njerëz që kanë dije dhe njohuri. Ju lutem bëni çmos e kthejuni ekonomisë tonë. Ejani investoni paranë tuaj sepse është gjendje e vështirë ekonomike. Kapitulli i dytë në planin tonë është siguria. Ne Kosovën kemi me e bërë shtet të sigurt që askush të mos mund ta rrezikoj. Na nuk kemi rrugë tjetër përpos me hy në NATO”,  tha Haradinaj.

I pranishëm në tubim ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili vie nga AAK.

Ai lavdëroi punën e kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga kjo parti.

“Shtatë komuna që udhëheq Aleanca, nuk kanë asnjë aferë korruptove. Ne jemi Aleanca që kemi dëshmuar që e duam këtë vend. Shtëpia jonë është AAK. Presidenti i Ardhshëm është Ramushi”, tha ai.