Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ramush Haradinaj ka dy kërkesa për Qeverinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me dy kërkesa.

Haradinaj ka shkruar se pandemia e ka vështirësuar afarizmin dhe ka pamundësuar pagesën e tatimeve të shumë bizneseve, prandaj ka dy kërkesa.

“Afatin i cili përfundon më 30 qershor, të përcaktuar me vendim të Qeverisë, si masë e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, ta shtynë deri në fund të vitit 2021; dhe të zgjatet periudha e marrëveshjeve për shlyerje të detyrimeve”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, pasi Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është vonuar të miratohet në Kuvend, afatet për faljen e ndëshkimeve të bizneseve janë të kufizuara dhe si pasojnë nuk kanë mundur të përfitojnë nga kjo masë.