Ramush Haradinaj flet për kandidaturën e vëllait të tij për të parin e Prishtinës

Disa minuta më herët, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka zyrtarizuar kandidaturën e Daut Haradinajt për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në ‘Debat Plus’ të RTV Dukagjini e ka cilësuar si respekt për kryeqytetin kandidaturën e vëllait të tij dhe ka thënë se ky është kuadri më i mirë që ka AAK-ja.

“Ne e shohim se në kryeqytet janë grumbulluar shumë probleme, në gjithë Kosovën ka por më shë shumti janë grumbulluar në kryeqytet. Disa probleme kërkojnë qasje më të guximshme dhe vendosmëri. Të gjitha subjektet duhet të japin kuadrot më të mirë, Aleanca e ka bërë këtë, e ka dhënë kuadron më të mirë që e ka. Ky është ndryshim i madh, një risi dhe hyjmë në garë për fitore. Është respekt për kryeqytetin dhe do të ketë risi të edhe në komuna tjera”, ka deklaruar Haradinaj.

AAK cakton Daut Haradinajn kandidat për kryetar të Prishtinës