Ramush Haradinaj deklarohet para votimit të Qeverisë Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë ka shpërfaqur pasoja të rënda në ekonominë e Kosovës dhe se votimi i qeverisë së re, është “më shumë së zgjedhje e një qeverie”.

“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet”, shkruan Haradinaj.

Sot në pra 11: 00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës të koalicionit të ri LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe.