Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ramosaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Bashkim Ramosaj është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.

Ai ka falënderuar delegatët që mbështetën atë për këtë pozitë, të cilën do ta mbajë për katër vitet e ardhshme.

“Falënderoj të gjithë delegatët për mbështetjen dhe besimin që më dhatë, që për katër vitet e ardhshme të jem kryetar i degës së AAK-së në Deçan”, ka thënë Ramosaj.

Tutje ai ka falënderuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për prezencën e tij.

Në fund, Ramosaj i ka uruar suksese të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues që janë përzgjedhur sot.

“Vazhdojmë bashkë për Deçanin! Na priftë e mbara!”, ka thënë ai.