Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ramosaj mori shumicën e votave me kusht për kryetar të Deçanit

Kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e fitoi garën për të parin e kësaj komune pa balotazh më 17 tetor.

Ramosaj doli i pari edhe nga votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Kandidati i AAK-së mori 127 vota ndërsa, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Orges Tafilaj mori 35 vota.

Kandidatja e LDK-së, Hyri Dobrunaj doli si kandidatja e tretë me 23 vota ndërsa Ardiana Qorraj nga PDK mori 5 vota.

Partia e Bashkim Ramosajt është e para edhe për Kuvend Komunal. Kështu, AAK mori 105 vota. E dyta doli LDK me 37 vota ndërsa e treta LVV.

Foto: Kallxo.com