Ramiz Lladrovci, Endrit Gllareva, Perparim Bajraktari dhe Labinot Halilaj

Ramiz Lladrovci prezanton asamblistin e ri të PDK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka prezantuar Përparim Bajraktarin, asamblistin e ri të kuvendit komunal në vend të ish-asamblistit Endrit Gllareva, i cili ditë më parë u emëruar drejtor i Infrastrukturës Lokale.

Lladrovci në postimin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, ka bërë të ditur se Bajraktari do t’i bashkohet grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Komunës së Drenasit.

Labinot Halilaj, Ramiz Lladrovci, Perparim Bajraktari dhe Endrit Gllareva

Me 6 janar të këtij viti, Ramiz Lladrovci kishte emëruar katër drejtorë të rinj në krye të drejtorive.

Drejtori i Drenasit, i liruar nga detyra, flet për KALLXO.com

Nga 12 drejtori sa ka kjo komunë, 6 prej tyre aktualisht udhëhiqen nga gratë dhe 6 nga burrat.

Ramiz Lladrovci ndryshon emrat por ruan barazinë gjinore në qeverinë e Drenasit

.