Jeta në Komunë, Drenas. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ramiz Lladrovci përballë Jeta Xharrës - LIVE

I ftuari i radhës në debatin ‘Jeta në Komunë’ përballë Jeta Xharrës, është kryetari i komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Në debatin e sontëm Lladrovci do të ballafaqohet me premtimet e tij të dhëna në fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2017, punën e tij deri më tani në këtë mandat, si dhe punët e mbetura deri në fund të mandatit 4 vjeçar.

Lladrovci do të sfidohet për tenderët, ndotjen e lumit Drenica, mungesën e ujit, gjendjen në banjot në QKMF-në në Drenas.

I pari i Drenasit mes tjerash do të flas për fotografinë e tij me biznesmenin që i fitoi 20 tenderë për 15 muaj në këtë komunë.

Ai po ashtu do të sfidohet me pyetje nga ‘Zëri i Qytetarëve’ për mbylljen e tri shkollave në fshatin Abri të Epërme, Godanc dhe Gjergjicë, rrënimet e shtëpive në Komoran dhe rrugë të paasfaltuar.

Në fund të emisionit, shfaqet një storie e suksesit e grave të fuqishme të Drenasit që janë bashkuar në Qendrën e Promovimit të Drejtave të Grave, për të harruar të kaluarën e hidhur të luftës përmes punimeve artizanale dhe jo vetëm.

Përveç kryetarit Lladrovci, prezent në studio do të jenë edhe asamblistët: Beqir Kiqina nga AAK, Sokol Bylykbashi nga LVV, Vehbi Berisha – NISMA dhe Avdyl Gashi – aktivist nga Drenasi.