Ramiz Lladrovci. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ramiz Lladrovci: Mos i dëgjoni do krimba e do pleshta, PDK është e bashkuar

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë një tubimi elektoral me mësimdhënës ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është unike pavarësisht disa zërave.

Lladrovci tutje vazhdoi duke i quajtur “krimba” e “pleshta” zërat kundër PDK-së.

“Zotëri kryeministër në ardhje, Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave të krimbave dhe të pleshtave, do të jetë unik deri në fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Do të jemi unik, sepse kështu na mësuan liderët tanë, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesit e shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari Kadri Veseli”, ka thënë Lladrovci.

Ramiz Lladrovci shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit, thotë se PDK nuk e përkrahu