Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com

Ramiz Lladrovci infektohet me COVID-19

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është njoftuar nga IKShPK se testi i tij ka dalur pozitiv.

“Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë’ shkruan Lladorvci.

Ai ka njoftuar që do të izolohet në pajtim  me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.