Foto: Facebook / Komuna e Drenasit

Ramiz Lladrovci ankohet për mungesë përkrahjeje nga Qeveria për masat mbrojtëse ndaj COVID-19

Komuna e Drenasit ka thënë se Ministria e Financave dhe Transfereve nuk po mbështet komunat për vendimet e marra në Kuvendet Komunale për furnizimin me mjete e pajisje mjekësore emergjente, ose sipas tyre, të aprovoj ndarjen e mjeteve financiare për të tejkaluar gjendjen emergjente shëndetësore në komuna.

Kjo komunë përmes një komunikate për media, ka thënë se më datën 27.02.2020 Kuvendi i Komunal, kishte marr vendim për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 229.200 euro, për menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Por që sipas tyre, ende nuk kanë marr ligjshmërinë e aktit të Kuvendit nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, përkatësisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Kjo është komunikata e plotë e Komunës së Drenasit në rrjetin social “Facebook”

Komuna e Drenasit kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve e cila nuk po i mbështet komunat për vendimet e marra në Kuvendet Komunale, ose të bëj furnizime me mjete e pajisje mjekësore emergjente, ose të aprovoj ndarjen e mjeteve financiare për të tejkaluar gjendjen emergjente shëndetësore në komuna.

Më datën 27.02.2020 Kuvendi i Komunës së Drenasit, në mbledhjen urgjente, me vota unanime ka marr vendim për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 229.200 euro, Vendim për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi covid-19.

Na shqetëson fakti që ende nuk kemi marr ligjshmërinë e aktit të Kuvendit nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, përkatësisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve, ndërkohë që nevojat dhe kërkesat emergjente dhe planifikimin për secilën ditë po rriten për të tejkaluar këtë gjendje. Komuna e Drenasit për çdo ditë humb hapin e planifikimit të emergjencës pa zotimin e mjeteve.

Ndërkohë që shohim që për këto qëllime, Qeveria e Republikës së Kosovës ndan mjete, pavarësisht procedurave, ndërsa nuk përshpejtohet aprovimi i vendimit tonë ligjor për këtë qëllim.

Komuna e Drenasit, ka kontaktuar me MAPL-në, përkatësisht me sekretaren e kësaj ministrie për të konfirmuar aktin e ligjshmërisë, por ajo ka deklaruar se Ministria e Financave akoma nuk e ka kthyer vlerësimin.

Ne nuk do të shqetësoheshim, sikur Ministria e Shëndetësisë të na furnizonte me materiale preventive për stafin shëndetësorë, inspektorët komunalë, zyrtarët e Qendrës për Punës Sociale dhe stafin komunal, për të tejkaluar këtë gjendje.

Kujtojmë që në Komunën e Drenasit, shërbimet shëndetësore kryhen për 24 orë në dy qendra, në QKMF në Drenas dhe në QMF në Komoran, kurse stafi i këtyre qendrave është 181 të kujdesit parësor shëndetësor si dhe 4 mjek vullnetar dhe 17 infermier e teknik.

Edhe një herë kërkojmë nga Ministria e Financave ta kthej në MAPL aktin e ligjshmërisë së Kuvendit të Komunës së Drenasit, ose të merr përsipër niveli qendror furnizimin me pajisje emergjente.

Për hir të transparencës po publikojmë listën e materialeve preventive të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë nga data 16.03.2020 deri më 01.04.2020.