Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ramiz Lladrovci anashkalohet, Dega e PDK-së në Drenas mbështet tjetër kandidat për kryetar

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas i ka dhënë mbështetjen Driton Ajazit për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtë.

Driton Ajazi

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ajazi në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Shumë të dashur qytetarë të komunës së Drenasit! Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vitë”, ka shkruar Ajazi.

“E vlerësojë jashtëzakonisht shumë besimin e dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, që ti prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time!”, thuhet tutje në postimin e tij.

Komuna e Drenasit që nga viti 2016 qeveriset nga Ramiz Lladrovci i PDK-së.

Kjo Komunë në raportin e fundit të Ministrisë së Pushtetit Lokal është radhitur e para me performancën më të mirë komunale.

Lladrovci javën e kaluar në emisionin #KALLXOPernime kishte deklaruar se nuk e ka mbështetjen e degës së PDK-së në Drenas.

Ndryshe, kryetari aktual, Ramiz Lladrovci e kishte shpallur kanidaturën e tij për t`i hyrë garës si kandidat i PDK për mandatin e dytë.

Ramiz Lladrovci shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit, thotë se PDK nuk e përkrahu