Ramadani: Situata epidemiologjike në Kosovë - më e mira në rajon e në Evropë

Situata epidemiologjike në Kosovë është më e mira në rajon dhe në Evropë.

Kështu ka thënë drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, në një konferencë për media ku u fol për fillimin e vitit të ri shkollor.

“E kemi një situatë epidemiologjike më të mirën në rajon dhe Evropë, sepse vala në vendet e jashtmë është duke u ngritur kurse te ne duke rënë”, tha Ramadani.

Tutje, drejtori i IKSHPK-së tha se të gjitha shkollat kanë marrë përgjegjësinë duke përgatitur në detaje të gjitha parakushtet për një hapje më të mirë.

Ai tha se hapja e shkollave ndodh në një situatë tejet të kënaqshme me pandeminë e kjo, sipas tij, është pas peripecive të kaluara nga institucionet shëndetësore, të cilat, shtoi ai, kanë punuar që 8 muaj pa asnjë ditë pushimi.