Ramadani: Jemi në pritje të kontingjentit të parë të vaksinave të AstraZenecas

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani ka thënë se janë duke pritur kontingjentin e parë të vaksinave nga AstraZeneca.

Ai në mbledhjen e komitetit për vlerësim të situatës me pandeminë tha se kanë kërkuar nga shtabet e komunave listën e personave për strategjinë e vaksinimit.

“Ne jemi duke e pritur kontigjentin e parë të vaksinës së Oksfordit/AstraZeneca. Kemi kërkuar nga shtabet komunale listën me personat të cilët do të vaksinohen sipas Strategjisë së Vaksiniminit dhe po presim,” ka thënë Ramadani.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj kishin paralajmëruar se dozat e para të vaksinës anti-COVID pritet të vijnë në Kosovë brenda muajit shkurt.

Zemaj i pakënaqur me punën e Inspektoratit Sanitar