Ramadani: Instituti e përcjell situatën epidemiologjike në tërë Kosovën

Naser Ramadani, Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i pyetur lidhur me testimin e qytetarëve të veriut, tha se Instituti e përcjell situatën epidemiologjike në tërë territorin e Kosovës.

“Ne kemi mbikëqyrje në të gjitha komunat dhe kontakte në të gjitha shtabet. Por kjo mbikëqzrje duhet të jetë reciproke. Ne i marrim informatat të cilat çdo shtab komunal është i obliguar që të raportojë në Institutin Kombëtar dhe në bazë të kësaj, instituti do të marrë masat adekuate në përputhje me situatën”, tha ai.

Sa i përket pyetjes se a ka kapacitete për testim të qytetarëve, Ramadani tha se material ka mjaft, si dhe e kanë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Suksesi jonë ka qenë i pashmangshëm”, tha Ramadani, duke kërkuar nga qytetarët që masat për higjenën t’i respektojnë .