Rama uron Abazoviqin: Kush do ta kishte besuar se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Dritan Abazoviqin, i cili sonte i zgjodh kryeministër i Malit të Zi.

Rama ka thënë se tani që Ballkani Perëndimor ka tre kryeministra shqiptarë, atyre u takon të japin provën si ndërtues të mirë urash për paqe.

“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë. Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, shkroi ai në facebook.

Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e re, që do të drejtohet nga Dritan Abazoviq, raporton Vijesti.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe ekspozimin e mandatarit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër ishin tre deputetë.

Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Mali të Zi