Rama tregon për sa ditë do të përfundohet rruga 'Muharrem Fejza'

Komuna e Prishtinës ka nisur sot aksionin për zhvendosjen e kiosqeve në rrugës “Muharrem Fejza”.

Kryetari Përparim Rama tha se zhvendosja e këtyre kiosqeve do të mundesojë rehabilitimit e kësaj rruge, pasi që po e pengonin përfundimin e saj.

Sipas tij, nga sot për 40 ditë do të përfundojë kjo rrugë. Ai tha se tash e tutje çdo projekt do të planifikohet në mënyrë të mirëfilltë.

“Kemi negociuar me bizneset këtu, deri më tash nuk është marrë askush. Gjendja ka qenë shumë katastrofale, e ne kemi ndërmarrë masa të menjëhershme për me shtru me zhvarror sepse gjatë kohës në temperaturat më poshtë se zero gradë nuk mundesh me kry punë të tjera, apo edhe në kohë me shi ose me borë. Tash që jemi në pranverë, koha që ka fillu me u përmisu, e kemi një tempo të përfundimit të rrugës “Muharrem Fejza” i kemi edhe 39 ditë prej sot që do ta përfundojmë gjithë këtë rrugë deri ku janë të hapura. Më pastaj duhet me u bë analizat e gjendjes ekzistuese edhe në kanalizimet poshtë. Duhet testuar edhe kanalizimet se a funksiojnë”, tha Rama.

Rama tha se janë duke u marrë edhe me një numër të madhe të projekteve duke u bërë siç është Rruga A.

“Më mirë është me u planifiku pak më gjatë që kur të fillojmë zhvillimin e projekteve mos kemi këso probleme si në “Muharrem Fejza”.

Ndërkaq, drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi tha se do t’i trajtojmë edhe skajorët, kubëzat që janë të dëmtuar.