Fotografi: Top Channel, takimi Rama-Borell

Rama takoi Borellin: Folëm për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, është marrë peng edhe Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka takuar përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell.

Lajmin e ka bërë publik shefi i diplomacisë së BE-së përmes një postimi në Twitter.

Ai zbulon se në fokus të bisedës ishte procesi i integrimit, ritmi i reformave dhe mbajtja e samitit të ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë detajet nga takimi: Abu Dhabi – Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria🇦🇱 -🇪🇺. /Top Channel