Rama: Sali dhe Ilir pse votuat pro raportit të Dick Martyt për UÇK-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një publikimi në Twitter ka shtruar disa pyetje për kundërshtarët e tij politik për votimin e Raportit të Dick Marty në Këshillin e Evropës, i cili inkriminonte UÇK-në.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e Dick Martyn për UÇK-në.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”, ka shkruar Rama.