Pika e përbashkët e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë në Morinë të Kukësit. Foto: Bashkim Shala

Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës... kështu tash e tutje, përvit e për krejt vitin

Qytetarët e dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, tashmë kanë filluar të lëvizin pa ndonjë pengesë në pikë-kalimet kufitare.

Kjo marrëveshje ishte bërë e ditur në mbledhjen e dy qeverive të mbajtur para disa javësh në Kosovë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një video material në Facebook duke krahasuar lëvizjen e makinave këtë verë dhe vërën e kaluar.

Rama ka shkruar se këto pushime pa kufi do të jenë ‘përvit e për krejt vitin’.

“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës… dhe kështu tash e tutje, përvit e për krejt vitin”, ka shkruar ai.

Në mbledhjen e dy qeverive ishte thënë se kalimi i kufirit pa ndonjë pengesë nga qytetarët do të zbatohej gjatë sezonit të verës, në vikende dhe gjatë ditëve zyrtare të pushimit.

Kosova dhe Shqipëria ‘pa kufi’ gjatë verës dhe fundjavave