Albin Kurti dhe Edi Rama. FOTO: reporter.al

Rama pranon ftesën e Kurtit: Me shumë kënaqësi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është përgjigjur me anë të një postimi në Twtter homologut të tij Albin Kurti, për ftesën në Kosovë.

“Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj me gjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, shkruan Rama.

Kurti i ka dërguar letër urimi Edi Ramës, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

Kurti ka theksuar se ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit./RTV21