Rama: Po ndërmarrim hapa të rëndësishëm drejt zbatimit të një sistemi të ri dhe inovativ të menaxhimit të ajrit të pastër 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Grupit të Avokatisë së Shoqatës 60 Plus dhe ish-Kryetarin e Republikanëve të Miçiganit, Saul Anuzis, me të cilin thotë se ka biseduar për përmirësimin e ajrit në Prishtinë. 

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Rama ka thënë se gjatë vizitë së tij në SHBA, është përqëndruar në ndërtimin e partneriteteve me ligjvënësit amerikanë dhe kompanitë kryesore që mund të ndihmojnë për të bërë një zgjidhje sa i përket ndotjes së ajrti në kryeqytet. 

“Së bashku, po ndërmarrim hapa të rëndësishëm drejt zbatimit të një sistemi të ri dhe inovativ të menaxhimit të ajrit të pastër që jo vetëm do të trajtojë këtë çështje, por gjithashtu do të shfrytëzojë skemën e krediteve të karbonit. Duke bërë kështu, synojmë të sigurojmë që ajri ynë të jetë i pastër duke mbajtur kostot për vendin në zero”- ka shkruar Rama, të shtunën më 25.01.2025. 

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është aktualisht në vendin e tretë për ajrin më të ndotur në botë.

Sipas faqes IQAir, që bën matjen e cilësisë së ajrit në nivel global, para Prishtinës me ajër më të ndotur janë vetëm Dhaka në Bangladesh dhe Lahore në Pakistan.Sipas të dhënave të kësaj faqe, indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) në Prishtinë aktualisht është 224, që është shumë i pashëndetshëm.

Prishtina aktualisht në vendin e tretë me ajrin më të ndotur në botë