Foto: Edi Rama/Facebook

Rama përdor situatën në veri për t’i bërë thirrje Kosovës të jetë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez ka komentuar ngjarjet e mbrëmshme në veri të Kosovës duke shprehur edhe njëherë mbështetjen e tij të palëkundur për nismën e “Ballkanit te Hapur” duke kërkuar edhe njëherë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj nisme.

“Këto situata tregojnë pikërisht pse duhet ‘Ballkani i hapur’ dhe pse Kosova duhet të vijë dhe të ulet në tryezën e ‘Ballkanit të Hapur’”, tha Rama në konferencë për media.

“Jemi në Mesdhe, Serbia është aty, nuk do iki në asnjë vend tjetër. Kosova është aty. E njoh s’e njoh, nuk ikën. Historia do më japë të drejtë mua jo juve, që bombat nga Donbasi të mos përfundojnë në Ballkan. “Dialog, dialog, dialog. Paqe, paqe, paqe. Fqinjët nuk i zgjedhim ne”, ka thënë mes tjerash Rama.

Sipas tij ka dy rrugë, njëra është rruga e kthimit mbrapa dhe e luftës nga e cila këtu nuk fiton askush sepse nuk ka asgjë për të ndarë.

Konferenca e plotë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Spanjës, Pedro Sanchez.

Edi Rama flet për situatën në veri: E mbështes 100% Qeverinë e Kosovës