Rama për planin Franko-Gjerman: Shumë përmbajtësor e realist

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, i njohur si plani franko-gjerman.

Në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Rama tha që është plan ‘përmbajtësor dhe realist’.

“Është një plan shumë përmbajtjesor dhe shumë realist, i cili sjellë normalizimin e nevojshëm dhe shumë të pritur të cilin të dyja palët duhet ta trajtojnë, jo vetëm me seriozitetin maksimal por me të gjithë kurajën e domosdoshme” – tha Rama.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, beson se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë së shpejti me sukses, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai ka shtuar se propozimi është gjithëpërfshirës dhe “shumë i peshuar i Gjermanisë dhe Francës”.

“Mendoj që janë bërë përparime të mëdha, ky është një plan që mund të zbatohet dhe duhet të realizohet. Unë jam i gëzuar që të mund të arrijmë rezultate konstruktive dhe të mira dhe ndjesia ime është që mund të bëhet realitet ajo që dukej jo e mundur deri tani” – tha ai.

Javën e kaluar kryeministri Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një takim të ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Pas këtij takimi është publikuar plani i Bashkimit Evropian i njohur si plani franko-gjerman.

Një takim i radhës është paralajmëruar për më 18 mars.

Përmbajtja e planit franko-gjerman