Rama për CNN: Shqipëria do presë 4000 afganë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetaren Bianna Golodryga, në ‘Amanpour Show’, në CNN, lidhur me strehimin e afganëve në vendin tonë.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria duhet t’i jepte strehim dhe besim refugjatëve në këtë kohë krize.

“30 vjet më parë kemi qenë në afganët për vëllezërit tanë italianë. Ndoshta kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura. Nuk bëhet fjalë për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë. Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit . Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert?”, tha Rama.

Ai ka deklaruar se vendi ynë do të pres rreth 4000 afganë që do të vijnë të ndarë fillimisht 2000 dhe më pas 2000 të tjerë.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur, do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama./TopChannel