
Foto: Edi Rama/Facebook
Rama: Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët
17.1.2023 - 13:20
Pas 30 ditësh, shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë në Kinë pa viza.
Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“LAJM I MIRË: Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët” – ka shkruar ai në Facebook.
Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës u vendosën më 23 nëntor 1949. Në vitin 1963, Shqipëria, si vend anëtar i OKB-së, propozoi dhe mbështeti në rrugë diplomatike për ripranimin e Kinës në këtë organizatë. Më 25 tetor 1971, në sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme, Republika Popullore e Kinës u pranua me të drejta të plota në OKB.
Mes Shqipërisë dhe Kinës janë nënshkruar rreth 40 marrëveshje dypalëshe, artistike, kulturore, turistike, ekonomike, industriale, teknike, etj.