Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rama: Nuk kam pasur biseda me Vuçiqin, jemi në krah të Kosovës që reciprociteti mos t’i mbetet litar në këmbë si ndodhi me taksën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se nuk ka pasur ndonjë bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai gjatë një konference për media në vizitën e tij në Kosovë potencoi se janë në krah të Kosovës.

“Nuk kam pasur një bisedë me presidentin Vuçiq, apo siç thonë disa kosovar me vllaun tim, Vuçiq. Tani jemi në kushtet kur Kosova është në të drejtën e saj dhe kaq. Jemi në krah të Kosovës, siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar”, tha Rama.

Rama tutje theksoi se Kosova duhet të shoh më larg dhe masa e reciprocitetit mos t’i kthehet litar në këmbë si ndodhi me taksën 100 për qind.

“Nuk duhet harrohet çfarë ndodhi me tarifën 100%, që unë e kam përkrahur, por ajo u kthye ne litar në këmbët e Kosovës. Kjo duhet të shmanget, mendoj se Albini e ka largpamësinë për ta tejkaluar atë”, shtoi Rama.

Lidhur me prezencën e ambasadori rus afër pikës kufitare në Jarinjë, Rama tha se çfarë nëse shkon tek njësitë speciale ambasadori i SHBA-ve.

“Çfarë do ambasadori rus, ma thoni. Po sikur ambasadori i ShBA-së të shkoj të shikoj specialët atje?”, potencoi Rama.