Foto: Përparim Rama/Facebook

Rama: Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit të ndriçimit në kryeqytet.

“Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka thënë se janë në proces të vlerësimit të kontratës për zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik.

“Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa jemi në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjmë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetet pa ndriçim”, ka përfunduar Rama.

I pari i Prishtinës ka njoftuar se bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, kanë vizituar tri lokacione të reja ku e kanë stabilizuar ndriçimin.