Rama njofton se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë në samitin e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se do të marrë pjesë në samitin e nesërm të Këshillit të BE-së.

Ky njoftim i Ramës vjen pasi gjatë ditëve të fundit u diskutua mundësia që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut mund të refuzojnë pjesëmarrjen në këtë samit.

Rama ka shkruar se do të marrin pjesë në këtë samit ku do të kërkojnë të dëgjohen.

“Do të marrim pjesë në Samitin e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar rreth nesh por ne do të kërkojmë të dëgjohemi rreth idesë së re për Komunitetin e Ri Politik Evropian të cilin e mbështesim, rreth Ballkanit të Hapur që e çon përpara frymën e Evropës dhe rreth kidnapimit tonë nga Bullgaria që e shkatërron atë. Sapo dëgjova se diçka po lëviz në Bullgari sot. Është shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesë nga fjalimi i nesërm ku Bulgaria kritikohet si vend që ka kidnapuar dy anëtarë të NATO-s përderisa ka luftë të nxehtë në kufijtë e Evropës”, ka shkruar Rama në Twitter.

Rama për Samitin e BE-së: Në fund do dëgjojmë një – Jo, më fal!