Familja nga Durresi - foto KALLXOcom

Rama: Në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit të përfshihet edhe opozita

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka kërkuar që në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit të përfshihet edhe opozita me dy përfaqësues të saj. Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Rama tha se çdo qindarkë do të bëhet transparente dhe nuk do të ketë abuzim.

“Çdo qindarkë do të bëhet transparent ku shkoi, do të ketë shumë sy, shumë palë që do të kenë akces në këtë pikë”, deklaroi Rama.

“Unë do të vlerësoja dhe ne do të ishim vlerësuar në rast se opozita do të përfshinte në Komunitetin Kombëtar të Rindërtimit me dy përfaqësues qoftë në aspektin financiar apo teknik. Nuk kemi çfarë ndajmë, nevojën e përbashkët për të bërë më të mirën për njerëzit”, tha ai.

Në anën tjetër, numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkua në rreth 50 persona, qindra të plagosur dhe pa shtëpi-banesa të banimit.

 

Mbledhje e Jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 28 novembre 2019