Rama në Asamblenë e OKB-së bën thirrje për njohjen e Kosovës (VIDEO)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Serbisë të njoh pavaresinë e Kosovës.
Ai shtoi se kjo thirrje vlen po ashtu për të gjitha ato vende që nuk e kanë bërë ende këtë gjë.
“Shqipëria nuk do lëvizë asnjë centimetër nga qëndrimi për njohje të pavarësisë së Kosovës, nga të gjitha ato vende që ende nuk e kanë bërë, përfshirë Serbinë. Tani është koha për Kosovën dhe Serbinë të punojnë në dialog për një marrëveshje gjithëpërfshirëse” – deklaroi Rama.
Rama tutje foli edhe për iniciativën “Open Balkan” dhe u bëri thirrje vendeve të Ballkanit t’i bashkohen, për një të ardhme më të mirë.
“Dua të them disa fjalë për të ardhmen e Ballkanit, ne në Shiqpëri kemi kuptuar se mënyra më e mirë për të përparuar është të bashkëpunojmë si vende sovrane dhe partnerë të afërt. Ky parim na ka sjellë bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për iniciativën e “Open Balkan”, që është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit” – shtoi ai.
Sipas Ramës, mesazhi më i mirë i “Open Ballkan” është se nuk kemi nevojë të pajtoheni në secilën gjë, ai bëri thirrje të lihet prapa e kaluara e errët e të ndërtohet hap pas hapi një e ardhme e ndritur.