Rama ndan mbi 16 mijë euro për familjet e vëllezërve nga Gjilani që humbën jetën nga tërmeti

Në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare, kryeministri Edi Rama ka ndarë nga 1 milionë lekë të reja (8165 euro) për çdo familje që ka humbur jetë, raporton Top Channel.

Përfitues do të jenë edhe familjet e dy vëllezërve Abazi nga fshati Livoç i Komunës së Gjilanit që mbetën të vdekur nën gërmadhat që la pas tërmeti me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit.

Sipas Ramës ky trajtim financiar do të jetë për gjithë jetën e tyre, raporton Top Channel.

Rama u shpreh se për familjet e viktimave në Thumanë qeveria është gati t’iu ofrojë apartamente në Tiranë.

Kryeministri shtoi gjithashtu se nxënësit në këto familje do të marrin një bursë mujore 15 mijë lekë në muaj.